Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurtin, në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që të themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK-së (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës).
I pari i ekzekutivit propozoi zëvendëskryeministrin Haki Abazi në krye të këtij këshilli.
“Propozoj që të themelohet Këshilli Organizativ për shënimin e Epopesë UÇK-së në datat 5,6,7 mars. Këshilli do të përbëhet nga zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi. Nga Ministri i Mbrojtjes Anton Quni me përfaqësues nga zyra e Kryeministrit, komuna e Skënderajt dhe MPB-ja. Gjithashtu, edhe një përfaqësim nga familja Jashari, si dhe zyra e presidentit nga Kuvendi, OVL-UÇK-ja, asociacioni dhe përfaqësues të OJQ-ve”, tha ai./GazetaSinjali/