image Qeveria merr vendim për ndërprerjen e mësimit në Kosovë

Kosovë

Siguri/ Qeveria merr vendim për ndërprerjen e mësimit në Kosovë

news image

Qeveria e Kosovës ka thirrur një mbledhje urgjente në orën 20:00, ku u vendos që të ndërpritet procesi mësimor në Kosovë, në të gjitha nivelet deri më 27 mars.

Pika e parë e rendit të kësaj mbledhje ishte ndërprerja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina. /Gazeta Sinjali/