image Qeveria merr vendim: Ndalohet eksporti i miellit, drithërave, vajit, sheqerit dhe kripës

Prodhime Vendore

Qeveria merr vendim: Ndalohet eksporti i miellit, drithërave, vajit, sheqerit dhe kripës

news image

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për ndalimin e përkohshëm të eksporteve të produkteve themelore agro-ushqimore.

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se ky vendim ka synim të sigurojë furnizimin e qytetarëve me produkte bazë si gruri, misri, mielli, vaji ushqimor, kripa e kuzhinës dhe sheqeri.

 “Sado eksport i vogël të jetë mund të rrezikojmë tutje furnizimin e popullatës sonë në të ardhmen. Prandaj për të lehtësuar gjendjen propozojmë ndalimin e eksportit dhe të ri eksportit për disa produkte ushqimore. Vendimi i propozuar ndalon eksportin dhe ri eksportin e drithërave, miellit, vajit ushqimor, kripës dhe sheqerit”, ka thënë Hajdari.

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti, tha se ky vendim ka ardhur si pasojë e rritjes së çmimeve në vend.

“Agresioni rus dhe invazioni në Ukrainë kanë ndikuar në zingjirin e furnizimit të produkteve agro-ushqimore në Evropë. MINT me institucionet përkatëse dhe akterët në treg ka përcjell rritjen e çmimeve dhe evidencën e eksportit të mallrave. Si rezultat i të dhënave nga terreni do sjellim ndalimin e përkohshëm eksportit dhe të ri eksportit të disa produkteve ushqimore”, tha Kurti.

/GazetaSinjali/