image Qeveria mban mbledhje, merr tjetër vendim për shpronësime në Veri

Politikë

Qeveria mban mbledhje, merr tjetër vendim për shpronësime në Veri

news image

Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar mbledhje elektronike.

Sipas komunikatës të Zyrës së Kryeministrit, në këtë mbledhjen janë miratuar dy vendime që lidhen me shpronësim pronash në veri të Kosovës.

Me vendimin e parë është autorizuar Ministria e Mjedisit t’i kryejë punët përgatitore për të përcaktuar përshtatshmërinë e pronave për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” në Leposaviq.

Vendimi i dytë që është miratuar ka qenë “shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme” në këtë komunë.

/GazetaSinjali/