Qeveria e Maqedonisë Veriore ka thirrur mbledhje urgjente sot në orën 10:00, në të cilën do të diskutohet për shpërthimin e zjarrit në Spitalin COVID, në Tetovë.
Kështu bëri të ditur mbrëmë vonë kryeministri, Zoran Zaev, derisa po dilte nga objekti i Komunës së Tetovës.
“Kemi caktuar mbledhje për në ora 10:00”, tha Zaev duke mos dashur të japë detaje për zjarrin, nën arsyetimin se deklarata nuk do të ketë, derisa organet kompetente nuk bëjnë ekspertizë dhe zbardhin shkaqet e zjarrit.
Nga Qeveria mbrëmë informuan se në rrjedhë është një hetim i detajuar për zjarrin në të cilin, sipas informatave të deritanishme, ka të paktën 10 viktima./Gazeta Sinjali/