Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se sot, duke filluar prej orës 14:00 do të mbahet mbledhja e qeverisë, si dhe ka siguruar rendin e ditës, nga ku shihet se do të diskutohet për gjithsej 21 pika.
Një ndër pikat e rendit të ditës ka të bëjë me pagesën e specializantëve për muajin qershor , ku sipas burimeve të Gazetës Sinjali thuhet se është paraparë që të ndahen mjete buxhetore, në shumë prej 330,600.00 Euro për këtë çështje.
Sinjali merr vesh se mjetet për këtë çështje do të merren nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, nën-programi “Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike” dhe do të transferohen në Ministrinë e Shëndetësisë. /Gazeta Sinjali/