image Qeveria Kurti shkarkon Bordin e Drejtorëve të "KRU Mitrovica"

Kosovë

Qeveria Kurti shkarkon Bordin e Drejtorëve të “KRU Mitrovica”

news image

Qeveria në detyrë e Kosovës ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të KRU Mitrovica.

Ky vendim erdhi në mbledhjen që po mbahet tani nga Qeveria në detyrë.

Ministrja Rozeta Hajdari tha se ndërmarrja ka dështuar në kryerjen e projekteve ndërkombëtare, dhe se si rrjedhojë ka pasur largime të disa investime ndërkombëtare.

Sipas saj, ka pasur parregullsi edhe në pasqyrat financiare, mirëpo që nuk ka pasur reagim dhe veprime nga bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike.

Pro shkarkimit të këtij bordi kanë votuar të gjithë ministrat e pranishëm, në përjashtim të ministrave të LDK-së, që nuk morën pjesë.

Ndërkohë që kujtojmë se sot po ashtu është thirrur të mbahet seancë për votimin për kryeministër, Avdullah Hoti. 

Kjo mund me qenë mbledhje e fundit e Qeverisë Kurti, pasi sot në orën 11:00 do të mbahet seanca e Kuvendit ku pritet të votohet Qeveria e re./Gazeta Sinjali/