image Qeveria Kurti propozon pasardhësin e Vlora Çitakut

Kosovë

Politikë/ Qeveria Kurti propozon pasardhësin e Vlora Çitakut

news image

Qeveria Kurti e cila propozoi shkarkimin e Vlora Çitakut nga pozita e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të gjashtë ambasadorëve të tjerë, ka nisur propozimet për ambasadorin e ri që do të përfaqësojë Kosovën në SHBA.

Në ditën që kryediplomati Glauk Konjufca propozoi largimin e ambasadores Vlora Çitaku, kanë nisur të përmenden emra se kush do ta zëvendësojë atë.

Zëvendëskryeministri Haki Abazi, deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka propozuar Ilir Dugollin për ambasador në Uashington.

“Është ambasador në Ankara momentalisht. Ai është një njeri profesionistë dhe meriton të përfaqësoj Kosovën në SHBA”, ka thënë Abazi në RTV Dukagjini.

Ilir Dugolli momentalisht është ambasador i Kosovës në Turqi, ndërsa më parë ka shërbyer si ambasador në Suedi.

Dugolli ka qenë edhe këshilltar i ish-kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi./GazetaSinjali/