image Qeveria: Kosova e gatshme të diskutojë për strehimin e emigrantëve të refuzuar nga Britania e Madhe

Politikë

Qeveria: Kosova e gatshme të diskutojë për strehimin e emigrantëve të refuzuar nga Britania e Madhe

news image

Qeveria në detyrë e Kosovës është shprehur e gatshme të ndihmojë Mbretërinë e Bashkuar nëse kjo e fundit kërkon ndihmë për strehimin e emigrantëve të refuzuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova është e hapur për të diskutuar këtë çështje me qeverinë britanike.

“Dëshirojmë të ndihmojmë Mbretërinë e Bashkuar, mikun, partnerin dhe aleatin tonë, si dhe qeverinë e saj Laburiste”, deklaroi ai.

Kryeziu theksoi se vendimi përfundimtar do të merret vetëm pas një procesi gjithëpërfshirës institucional dhe vlerësimeve të nevojshme.

“Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, shtoi ai, duke lënë të hapur mundësinë për diskutime të mëtejme mbi këtë temë delikate.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/