image Qeveria japoneze premton 700 miliardë dollarë për rimëkëmbje ekonomike

Botë

Qeveria japoneze premton 700 miliardë dollarë për rimëkëmbje ekonomike

news image

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, ka premtuar se qeveria që ai udhëheq do të ndajë mbi 700 miliardë dollarë për një paketë stimuluese që synon ringjalljen e ekonomisë së goditur nga koronavirusi.

Suga gjatë një takimi me partinë e tij sot, tha se qeveria do të caktojë 40 trilionë jen (384 miliardë dollarë) në shpenzime fiskale dhe një total prej 73.6 trilionë jen (707 miliardë dollarë) në investimet e përgjithshme, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.

“Ne kemi përpiluar këto masa për të ruajtur punësimin, për të mbështetur biznesin dhe për të rivendosur ekonominë, si dhe për të hapur një mënyrë për të arritur një rritje të re në zonat e gjelbra dhe dixhitale, në mënyrë që të mbrojmë jetën dhe jetesën e njerëzve”, citohet të ketë thënë kryeministri japonez./Gazeta Sinjali/