Në mbledhjen e sotme të rregullt, Qeveria Hoti ka marrë vendim për ndarjen e 20 mijë eurove për ndërtimin e një shtëpie për fëmijët e së ndjerës S.M., nga fshati Berivojcë në Komunën e Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.
Ky vendim u mor pas propozimit të ministres së Financave, Hykmete Bajrami, i cili mori mbështetje nga i gjithë kabineti qeveritar.
“Ju lus që ne sot të ndajmë këtë shumë prej 20 mijë eurove nga rezerva e paparashikueshme për ndërtimin e një shtëpie, me ndihmën e donatorëve ë tjerë, por edhe të Komunës së Kamenicës”, tha Bajrami.
S.M dyshohet se është vrarë nga burri i saj N.M. me shufër metalike./Gazeta Sinjali/