Gjatë mbledhjes së sotme që po mbahet tani nga Qeveria e Kosovës është miratuar nisja e negociatave për eliminimin e tatimit të dyfishtë me Malin e Zi, raporton Gazeta Sinjali.
Marrëveshje kjo e cila përmban gjithsej 21 nene që do të lehtësojnë ekonominë në mes të dy shteteve fqinje.
Kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti u shpreh se kjo marrëveshje ka për qëllim eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin në të hyra dhe kapital, ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Po ashtu, në Kosovë deri më tani janë 16 marrëveshje për eliminimin e tatimit të dyfishtë.