Qeveria Hoti gjatë mbledhjes së sotme ka marrë vendim që të hapet kufiri Kosovë-Shqipëri, i cili më 14 mars ishte mbyllur shkaku i përhapjes së koronavirusit.
“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF-së të vendosura në pikat kufitare. MSh do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi i lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”, ka thënë Zemaj.
Veç kësaj, në Kosovë, prej të hënës largohen të gjitha masat tjera të vendosura më parë, duke përfshirë lirinë e qarkullimit dhe rikthimi në normalitet. /Gazeta Sinjali/