image Qeveria Hoti merr vendim për zëvendësimin e disa prej anëtarëve të bordit të SHSKUK-së

Kosovë

Qeveria Hoti merr vendim për zëvendësimin e disa prej anëtarëve të bordit të SHSKUK-së

news image

Gazeta Sinjali raportoi se Qeveria Hoti do të marrë sot vendim për ndryshimin e vendimit të Qeverisë Kurti, të 27 marsit, me anë të të cilit u emëruan anëtarët e bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Me vendimin e ri që është marrë sot do të bëhet ndryshimi i tre anëtarëve të këtij bordi.

Me këtë vendim Diana Dafota nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës, zëvendësohet me Naim Hoxhën, sipas rekomandimit të ShSKUK-së, nga Spitali i Përgjithshëm i Ferizajt, në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, sipas rekomandimit të Asociacionit të Komunave, zëvendësohet me Vjollca Kadollin nga shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor.

Mirsad Shkreta, për shkak të ndërrimit të kabinetit, zëvendësohet me Djellor Rizajn nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës mësohet se do të vazhdojë të mbetet kryesues i këtij bordi.

Në këtë bord, si anëtare do të vazhdojnë të mbesin edhe Argeta Gecaj – Gashi nga QKUK-ja dhe Aida Rexhepi nga Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës./Gazeta Sinjali/