image Qeveria Hoti emëron bordet e përkohshme të Trepçës, Postës së Kosovës dhe Infrakosit

Politikë

Qeveria Hoti emëron bordet e përkohshme të Trepçës, Postës së Kosovës dhe Infrakosit

news image

Qeveria e Kosovës gjatë mbledhjes së sotme ka bërë emërimin e bordeve të përkohshme të drejtorëve të ndërmarrjeve “Trepça”, “Posta e Kosovës” dhe “Infrakosi”.

Sipas vendimit, për bordin e “Trepçës”, Sylejman Hyseni është emëruar kryesues, kurse anëtarë: Shyqiri Sadiku, Esat Peci, Safet Sadiku dhe anëtari i katërt do të jetë një nga punëtorët e kësaj ndërmarrje.

Kurse në “Postën e  Kosovës” kryesues është emëruar, Leonard Shabani, ndërsa anëtarët e tjerë janë Fadil Aliu, Evda Maloku dhe Ujkan Kameraj.

Gjithashtu, është emëruar edhe bordi i “Infrakosit”, Brahim Selimaj është emëruar kryesues, ndërsa anëtarët e emëruar janë Sead Thaçi, Avni Kajdomqaj dhe Sanja Lazareviq. /Gazeta Sinjali/