image Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosë masa të reja kundër COVID-19

Rajon

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosë masa të reja kundër COVID-19

news image

Propozimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka dhënë dritë jeshile.

Organi ekzekutiv urdhëron kufizimin e kapaciteteve në transportin publik dhe atë në 50 për qind dhe kufizimin e punës së operatorëve ekonomike apo gastronomisë deri në orën 23:00.

Masë rekomanduese ka adresuar për administratën shtetërore, komunat dhe organet gjyqësore që ta rregullojnë orarin e punës me turne dhe nga distanca.

Masat e fundit nuk do të jenë pjesë e dispozitave plotësuese në propozim-Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Çdo masë tani e tutje do të hy në fuqi me vendim të Qeverisë, duke u bazuar në dispozitën e përgjithshme të paparë në propozimin i cili duhet të futet në procedurë parlamentare.

Dispozita e përgjithshme

“Të gjitha vendimet e ardhshme të Qeverisë, përfshi dhe masat tjera, rregullohen me këtë ligj”.

Edhe masat e lartpërmendura hyjnë në fuqi pas shpalljes së tyre në Gazetën Zyrtare.

Në rast se masat e propozuara nuk kanë efekt në uljen e bilancit me persona të infektuar me koronavirus, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi se hapi ardhshëm do të jetë kufizimi i plotë i lëvizjes, përkatësisht ora policore. / Gazeta Sinjali/