Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozim-buxhetin për vitin 2023, Buxheti nga ana e shpenzimeve pritet të jetë 324,8 miliardë denarë, të hyrat të jenë 282,05 miliardë denarë, kurse deficiti vlerësohet në 42,75 miliardë denarë.
Sipas projektimit, në 2023-tën parashihet nivel rekord i investimeve kapitale prej 795 milionë eurove, ose për 52,3% më shumë në krahasim me këtë vit.
Zëvendëskryeministri Artan Grubi përmes një shkrimi njoftoi se mes tjerash janë paraparë 187 milionë euro për autostradën Shkup-Bllacë.
“Buxheti për vitin 2023, mes tjerash, parasheh:250 milionë euro për Korridorin 8 dhe 10-D, 187 milionë euro për autostradën Shkup – Bllacë, shkruan mes tjerash Grubi.