image Qeveria e Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për pavarësinë e SHBA-së

Kosovë

Qeveria e Kosovës ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për pavarësinë e SHBA-së

news image

Për të shënuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës është ndriçuar me ngjyrat kuqe, bardh e kaltër, simbole të flamurit amerikan, shkruan Gazeta Sinjali.

Ambasada e Kosovës në Uashington njoftoi për këtë veprim simbolik përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar se kjo është një shenjë mirënjohjeje dhe miqësie të palëkundur mes Kosovës dhe SHBA-së.

“Happy 4th of July!”, u shpreh Ambasada, duke kujtuar traditën vjetore të Kosovës për të nderuar aleatin e saj më të madh në këtë ditë të rëndësishme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/