Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asocimit (PKZMSA) 2020 – 2024, shkruan Gazeta Sinjali.
Vendimi për aprovimin e këtij programi obligon Zyrën e Kryeministrit që të inkorporojë në këtë program edhe komentet e Komisionit Evropian, si dhe gjatë gjithë vitit, sipas nevojës, të inkorporojë në program, veprimet pasuese të dala nga konkluzionet e takimeve të raundit më të fundit të oragneve të Stabilizim – Asocimit të themeluar me MSA.
Ndërsa, buxheti për zabtimin e këtij vendimi u vendos që të mbetet brenda ndarjeve buxhetore të organizatave buxhetore për vitin 2020 dhe në pajtim me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve
Programi i aprovuar nga qeveria do të përcillet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/