image Qeshja e Thaçit me dëshmitarin Geci, Endriti e poston fotografinë

Politikë

Qeshja e Thaçit me dëshmitarin Geci, Endriti e poston fotografinë

news image

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, është duke e përcjell me vëmendje seancën e sotme të Gjykatës Speciale, ku Fadil Geci po e vazhdon dëshminë e tij kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Madje, në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka postuar edhe një fotografi të ish-presidentit, i cili qesh me deklaratat e dëshmitarit Fadil Geci.

Ky i fundit, sot tha se nuk ka marrë urdhra nga LPK-ja që e quante veten UÇK.

Geci deklaroi se urdhra merrte nga Ahmet Krasniqi.

Këto përgjigje, Hashim Thaçit i kanë shkaktuar të qeshura.

/GazetaSinjali/