image Qerkini: Serbia po luan me fatin e të pagjeturve, partitë s’po bëjnë asgjë

Drejtësi

Qerkini: Serbia po luan me fatin e të pagjeturve, partitë s’po bëjnë asgjë

news image

Përfaqësuesi i shoqatës së familjarëve të personave të pagjetur, Bajram Qerkini, është shprehur pesimist rreth zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, pasi sipas tij Serbia po bën lojë me këtë çështje.

“Unë prapë po them, është një lloj loje të cilën është zor t’ia lexosh Serbisë. Ata ose grupi punues i përbashkët me tanët, u gjendën pas pesë vitesh me imazhe satelitore në Kizhevak, dhe çka ka ndodh, është mbuluar me najlon dhe po i ruan Serbia, kjo është jashtë të gjitha normave për familjarët, i ka çuar i ka shti 4 metra në dhe, kanë hasur në pesë apo gjashtë dhe e kanë lënë për shkak të kohës. Unë besoj që nëse kanë qenë dhe kanë premtuar 20 e tash nuk kanë me i gjet as gjashtë, edhe gjashtë pos këtyre pesëve më shumë nuk gjejnë sepse i kanë fshehur, do të thotë gërmimet e tashme janë lojë ku tash përmenden edhe në vendet e tjera”, ka thënë Qerkini për EO.

Tutje, Qerkini u shpreh i pakënaqur me punën që është bërë nga partitë politike për personat e pagjetur.

Nuk them që nuk kanë punuar, por kanë punuar pa një agjendë të rregullt e cila është dashur të bëhet. 21 vite kaluan, nuk e kanë vendosur një agjendë të rregullt, ajo agjendë po na kushton neve. Neve familjarëve po na duket se janë ka na bëjnë një lojë bash qysh po e do edhe Serbia”, shprehet tutje Qerkini.

Lidhur me pritshmërinë e tyre në të ardhmen ai tha që shumë pak presin për zbardhjen e fatit të personave të pagjeturve.

Dorën në zemër me thanë çka na presim e tregova edhe njëherë që shumë pak presim, çka duhet me bë ose si duhet të bëhet, ose si duhet të kenë një kusht. Çka presim ne? Ne presim që vizioni qeveritar ose grupi dialogues ose pa marrë parasysh çfarë politike të caktohet, çfarë ekspertë të caktohen të ulen të bisedojnë për të pagjeturit, dhe të kenë të qartë se kriminelët nuk tregojnë vendin e ngjarjes ose ku i kanë lënë, por i tregojnë imazhet satelitore apo fotografitë të cilat i kanë bë”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/