image Qerimi i kishte kërkuar pasaportën mikut të tij që të ikte nga Kosova gjatë luftës

Kosovë

Reagim/ Qerimi i kishte kërkuar pasaportën mikut të tij që të ikte nga Kosova gjatë luftës

news image

Për vrasjen e Qerim Kelmendit kanë reaguar shumë familjarë dhe miq të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Miku i tij, Ilir Canhasi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se atëkohë Qerimi i kishte kërkuar atij pasaportën që të ikte nga vendi.

“Unë isha ushtar ne armatën Jugosllave, kur ti Qerim kërkove pasaportën time të ikësh nga hienat qe të ndjeknin pas! Unë dezertova dhe dola jashtë, por ti prapë ishe aty në banesën tonë në Prishtinë, ti sa herë sulmoje pozicionet serbe bërë vizitë te prindërit e mi, aty ndiheshe i sigurt!”, shkruan Canhasi.

Qerim Kelmendi u vra në orët e para të mëngjesit me breshëri automatiku dhe trupi i tij u gjet i djegur në veturën e tij në fshatin Zahaq të Pejës./Gazeta Sinjali/