image Qentë endacakë problem për qytetarët në Prishtinë, ende nuk ka zgjidhje

Sociale

Qentë endacakë problem për qytetarët në Prishtinë, ende nuk ka zgjidhje

news image

Qentë endacakë janë  bërë problem për shumë qytetarë të Prishtinës. Ata shihen mjaftë shpesh dhe ka pasur qytetarë që janë kafshuar nga ta.

Në maj të këtij viti, një nga viktimat ishte edhe djali i deputetes Mimoza Kusari- Lila, 9 vjeç. Ai u kafshua përderisa po hynte në oborrin e shkollës.

Ndërsa vitin e kaluar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi një shtatzënë u kafshua nga qentë, ka kërkuar nga Qeveria që ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të merret me këtë situatë.

“Kur të kemi viktima, mos të vajtojmë”, kishte shkruar Ahmeti.

Ndërsa, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, ka thënë që nga viti 2025 do t’i marrin përsipër qentë endacakë.

Zyrtari për informim i AUV-it, Lamir Thaçi ka thënë që  komunat duhet të kontraktojnë kompani profesionale që të kryejnë kastrimin e sterilizimin e qenve endacakë.

Sipas një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, shihet që  në sheshin “Zahir Pajaziti” janë grumbulluar shumë qenë, shkruan Gazeta Sinjali.

/GazetaSinjali/