image Qentë endacak bëjnë kërdinë te stani i dhenve në fshatin Shum, mbi 12 dele të mbytura dhe dhjetra të lënduara

Rajon

Qentë endacak bëjnë kërdinë te stani i dhenve në fshatin Shum, mbi 12 dele të mbytura dhe dhjetra të lënduara

news image

Qentë endacak kanë sulmuar dhe kanë mbytur 12 dele dhe dhjetra të tjera i kanë lënduar rëndë. Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur sot në fshatin Shum të Strugës.

Pronari Fadil Ramadani nga fshati Shum i Strugës tregon se këtë mëngjes ka hasur në një masakër të vërtetë pasi qentë endacak ia kishin shqyer tufën e dhenve tek stani.

“Sot në ora 07:00 pasi shkova tek stani i dhenve hasa në një masakër të vërtetë, shikova qentë endacak të cilët kishin shqyer tufën e dhenve, ata mu vërsulën edhe mua, ishin mbi 20 qenë endacak.U futa tek makina për të shpëtuar nga sulmi i tyre.
Qentë pasi u larguan nga stani, u afrova te stani dhe shikova mbi 12 dele të mbytura dhe mbi dhjetë të tjera të plagosura rëndë”, tregon i shqetësuar për Struga Ekspres pronari Fadil Ramadani.

“Kërkoj përkrahjen nga organet kompetente dhe të më kompenzohet dëmi i shkaktua. Kjo ishte një masakër e madhe, duam më shumë siguri nga shteti dhe të na mbroj nga qentë endacak”, shprehet Fadil Ramadani.

Kujtojmë se qentë endacak janë një rrezik i madh për jetën e qytetarëvw strugan pasi ato gjenden në shumë fshatra dhe në qytet.

/GazetaSinjali/