image Qeni i braktisur nga rusët, tani do të shërbejë për gardën e Ukrainës

Botë

Qeni i braktisur nga rusët, tani do të shërbejë për gardën e Ukrainës

news image

Një qen belg që kishte ndihmuar tejet shumë forcat ruse në rajon të Mykolaivit, tani e tutje do t’i shërbejë ukrainasve.

Qeni i quajtur Bucks, i cili u la i vetëm pasi ushtarët rusë ikën nga ai rajon, është mësuar tanimë me komandat ukrainase.

“Në rajonin e Mykolayiv, pushtuesit rusë u mundën në betejë dhe lanë bariun e tyre belg, Bucks. Qeni, i cili kishte shërbyer më parë në Rosguard, i mësoi komandat në #Ukrainisht në më pak se një muaj dhe së shpejti do të fillojë të shërbejë në Gardën Kombëtare“, shkruan Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës në Twitter.

/GazetaSinjali/