Sot në Kosovë po mbahet “Parada e Krenarisë”, në sheshet e kryeqytetit, ku numër i madh qytetarësh po marrin pjesë, duke marshuar përkrah figurave të njohura publike.
Një nënë e një personi homoseksual, ka dalë para pjesëmarrësve, për të dhënë një mesazh përkrahës për personat të cilët i takojnë komunitetit LGBTQ+, shkruan Gazeta Sinjali.
“Qëndroj sot para juve si një nënë krenare e djalit tem gay“, kështu filloi fjalimin gruaja e cila u prit ngrohtësisht me duartrokitje.
Ajo tutje shtoi “…si nana e çdo personi LGBT që nuk e ka dashninë e përkrahjen e familjes. Një fjalë e urtë popullore thotë, evladi është bujashka e zemrës dhe po është e vërtete evladi është pika e dobët zemra e çdo prindi. Unë jam shumë krenare për djalin tem, jam krenare për atë që është ai, jam krenare për çdo përson LGBT”.