image Qëndroi 86 ditë në grevë të urisë në një burg izraelit, vdes palestinezi Khader Adnan

Botë

Qëndroi 86 ditë në grevë të urisë në një burg izraelit, vdes palestinezi Khader Adnan

news image

Një figurë e lartë e grupit militant islamik palestinez, Jihad, Khader Adnan, ka vdekur në një burg izraelit pas 86 ditësh të grevës së urisë.

Shërbimi Izraelit I Burgjeve ka thënë se ai ishte gjetur pa ndjenja herët gjatë së martës. Ai ishte dërguar në spital, por përpjekjet për ta shpëtuar nuk treguan sukses, raporton BBC.

Ky shërbim ka treguar se ai kishte refuzuar që t’i nënshtrohej testeve mjekësore, apo të merrte trajtim.

Pas vdekjes së tij, është njoftuar, se militantët shtinë me së paku tri raketa nga Rripi i Gazës, derisa askush nuk kishte pësuar lëndime.

Jihad, kishte paralajmëruar Izraelin si do të paguante “një çmim të lartë” për burgosjen e tij.

/GazetaSinjali/