image Qëndrimi final se a do ta votojnë Osmanin për presidente, Kryesia e LDK-së mban sot mbledhje

Politikë

Qëndrimi final se a do ta votojnë Osmanin për presidente, Kryesia e LDK-së mban sot mbledhje

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë sot kryesinë e partisë derisa temë kryesore e takimit pritet të jetë çështja e presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Anton Quni.

Ai ka thënë se sot do të mblidhet kryesia dhe gjithashtu do të ketë planifikim për takimin e radhës edhe me Vjosa Osmanin.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai.

Takimi pritet të mbahet sot në ora 16:30 në selinë qëndrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

Quni ka zbuluar edhe qëndrimin e tij për Osmanin.

Unë kam miqësi me zonjën Osmani i njoh të gjitha vlerat e saj edhe jam mëse i bindur se vendimi i LDK-së do të jetë në favor të qytetarëve dhe në favor të shtetit”, tha ai për T7.

Osmani, që ka dalë më e votuara nga zgjedhjet e 14 shkurtit, si kundërkandidat për pozitën e presidentit e kishte Ramush Haradinajn. Megjithatë, duket se i njëjti është tërhequr nga kjo garë.

/GazetaSinjali/