image Qendra për Transfuzion bën thirrje që të dhurohet gjak

Shëndetësi

Qendra për Transfuzion bën thirrje që të dhurohet gjak

news image

Qendra e Transfuzionit të Gjakut ka njoftuar se ka mungesë të gjakut, raporton Gazeta Sinjali.

Nga kjo qendër thonë se në kohë të pandemisë dhe në muajin e shenjtë të Ramazamit, po vërehet mungesa e dhuruesve vullnetarë të gjakut.

Andaj, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, kjo qendër fton vullnetarët që të dhurojnë gjak, për pacientët që po trajtohen në spitalet e vendit.

“Prandaj, ftojmë të gjithë ata persona vullnetarë të vijnë dhe të dhurojnë gjak në qendrën e Transfuzionit në Prishtinë, në mënyrë që t’iu dalim në ndihmë pacientëve të shtrirë nëpër spitalet tona. Dhurimi i gjakut mund të bëhet deri ora 22:00”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/