image Qëlloi me armë një person, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Shqipëri

Qëlloi me armë një person, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

news image

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

19-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, më datë 11.09.2020, në rrugën “5 Maji”, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin R. Gj.

Sipas dosja.al, personi që ra në prangat e policisë është Kevin Cungu, i shpallur në kërkim për plagosjen me armë ndaj Rexhep Gjelit në vitin 2020, transmeton Gazeta Sinjali./Gazeta Sinjali/