Një 40-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.
Viktima është Bledar Birçaj. Mediat shqiptare bëjnë të ditur se Birçaj është pronar i lokalit ‘the Boss’ në qytetin e Vlorës.
Në ekstraktin e QKB rezulton se Bledar Birçaj ishte pronar i një biznesi në fushën e veprimtarisë bar-kafe, birrari dhe tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, ku në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues viktimën.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit./Gazeta Sinjali/