image Qeli burgu me qira në Kosovë, aktivistja ka dyshime për motivet e Danimarkës

Kosovë

Qeli burgu me qira në Kosovë, aktivistja ka dyshime për motivet e Danimarkës

news image

The Guardian dje ka raportuar se Danimarka mund të bëjë marrëveshje me Kosovën që të marrë me qira 300 qeli burgu. Ndonëse nga Ministria e Drejtësisë ende nuk kanë folur për këtë çështje, aktivistja për të drejtat e njeriut, Maryam Alkhawaja, ka dyshime në lidhje me qëllimin e Danimarkës.

Alkhawaja tha se duhet të mendohet pse po bëhet kjo, pasi nuk është çështja e mungesës së hapësirës në Danimarkë.

Nuk është shkaku i mungesës së hapësirës në Danimarkë që qeveria dëshiron të marrë me qira hapësirë për 300 të burgosur në Kosovë, pra pyetja që duhet të bëhet është pse? Dhe, nëse do të respektohen rregullat, të drejtat dhe ligjet që implementohen në Danimarkë edhe për ata në Kosovë?”, shkruan Maryam Alkhawaja në Twitter.

Ministri danez i Drejtësisë, Nick Hækkerup, ka thënë se duhet të rritet kapaciteti i burgjeve në Danimarkë në mënyrë që tu bëhet vend rreth 1 mijë të burgosurve.

Ai tha se duhet të marrin burgje me qira për të deportuar të burgosurit që vijnë nga shtetet e botës së tretë.

Ne pajtohemi se duhet marrë me qira burgje në Kosovë për të deportuar të burgosurit që vijnë nga shtetet e botës së tretë”, ka theksuar ministri .

/GazetaSinjali/