image Qelaj pranon detyrën e Avokatit të Popullit nga Jashari

Kosovë

Qelaj pranon detyrën e Avokatit të Popullit nga Jashari

news image

Naim Qelaj ka pranuar detyrën e Avokatit të Popullit nga avokati i deritanishëm i këtij institucioni, Hilmi Jashari, shkruan Gazeta Sinjali.

Jashari ka uruar Avokatin e ri të Popullit me rastin e pranimit të kësaj detyre.

“ Uroj që ky institucion të vazhdojë këtë rrugëtim të mbarë dhe ju siguroj të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, por edhe avokatit të ri, bashkepunimin më të sinqertë nëse kërkohet nga unë, do të ndihmoj dhe  përkrah me gjithë kapacitetin tim”, ka thënë Jashari.

Kurse, Qelaj ka thënë se do të mundohet që në mënyrë sa më të mirë t’i përmbush detyrat dhe përgjegjësitë që bart institucioni i Avokatit të Popullit.

“Unë nga sot do të mundohem me tërë qenien time t’i permbush krejt këto detyra dhe përgjëgjësitë që i kam sipas ligjit dhe sipas Kushtetutës duke ju garantuar juve që përveç që do të jap krejt kontributin, do të mundohem t’i respektoj edhe parimet mbi të cilat është i ndertuar institucioni i Avokatit të Popullit”, ka thënë Qelaj. /Gazeta Sinjali/