image Që nga fillimi i pandemisë vetëm 1.74% e popullsisë në Kosovë është testuar për koronavirus

Shëndetësi

Që nga fillimi i pandemisë vetëm 1.74% e popullsisë në Kosovë është testuar për koronavirus

news image

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë kryer 31 mijë e 56 testime për COVID-19, që llogaritur në proporcion me numrin e popullsisë, i bie që janë testuar vetëm 1.74% e popullatës.

Numri i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë, sipas statistikave të nxjerra nga regjistrimi i fundit i popullsisë, është 1 milion e 782 mijë e 115 banorë.

Nga këto testime, raste pozitive kanë rezultuar gjithsej 5 mijë e 735, 2 mijë e 968 persona janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 632.

Ndërsa numri i personave që e humbën jetën si pasojë e koronavirusit ka shkuar në 135./Gazeta Sinjali/