Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka marr vendim për rinumërimin e votave me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ky vendim vjen pasi që, deputetja e këtij subjekti, Florentina Gjergjaj u ankua në këtë institucion për shkak të mungesës së votave.
“Apeli Anr.581-2021, i paraqitur nga Florentina Gjergjaj kandidate për deputete e AAK, është pranuar dhe është urdhëruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që të rinumëron fletëvotimet me kusht në të gjitha Komunat e Kosovës dhe të gjitha fletëvotimet nga diaspora, vetëm sa i përket kandidateve nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e PZAP-it./Gazeta Sinjali/