image PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për rinumërim të plotë të votave

Politikë

PZAP refuzon kërkesën e PDK-së për rinumërim të plotë të votave

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Qëndrim Kryeziu, i cili kishte kërkuar rinumërimin e plotë të votave të zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit.

Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa e paraqitur ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk është mbështetur me argumente të mjaftueshme për të urdhëruar një proces të ri rinumërimi të fletëvotimeve të kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së.

Po ashtu, Paneli ka refuzuar edhe ankesën tjetër të paraqitur nga kandidati Artan Haxhiu, duke lënë në fuqi vendimet e deritanishme të KQZ-së lidhur me procesin zgjedhor.

Vendimi i PZAP-së vjen në kohën kur KQZ-ja është në pritje të përfundimit të të gjitha procedurave ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/