Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e koalicionit Nisma-AKR-PD, që kishte kërkuar anulimin e rezultatit të numërimit në tërësi të fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.
Në mbledhjen e mbajtur sot, PZAP njëjtë ka vendosur edhe për ankesën e parashtruar nga kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, i cili kishte paraqitur ankesë kundër KQZ-së për rinumërim të 198 vendvotimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në rinumërimin nga ana e kësaj të fundit.
Sipas PZAP-së të dy ankesat janë të pabazuara.
“Në seancën e mbajtur më datë 25.10.2019, ka shqyrtuar ankesën: Anr.378/2019, e paraqitur nga subjektit politik Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 24.10.2019, me të cilën kanë kërkuar nga PZAP-i që të aprovoj ankesën e këtij subjekti dhe te Urdhërohet KQZ-ja, që të anuloj përjashtoj nga rezultatit i numërimit ne tersi grumbullin e fletëvotimeve të ardhura nga Serbia.
Dhe ankesën: Anr.377/2019, e datës 23.10.2019, e parashtruar nga Veton Berisha – Kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me anë të së cilës ka kërkuar, që të urdhëroj KQZ-në për rinumërim të 198 vendvotimeve, të cilat nuk kanë qenë të përfshira në rinumërimin nga ana e KQZ-së, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës të datës 06.10.2019. Të dy ankesat janë hedhur te palejuara”, thuhet në komunikatën e PZAP-së./Gazeta Sinjali/