image PZAP mblidhet për të vendosur për votat nga diaspora, janë vendimtare për koalicionin

Kosovë

Zgjedhje/ PZAP mblidhet për të vendosur për votat nga diaspora, janë vendimtare për koalicionin

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka mbledhur anëtarët e saj për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Supreme në lidhje me vendimin për numërimin e 4 mijë e 639 votave nga diaspora.

PZAP-i po mban mbledhje me dyer të mbyllura dhe nuk ka lejuar mediat të marrin pamje në këtë takim.

Ndërkohë, ka thënë se do të dalë me një qëndrim në lidhje me vendimin e Supremes.

Gjatë së premtes Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e votave të mërgatës.

Ndërkohë, pritet që këto vota të jenë vendimtare për koalicioni AKR-Nisma-PD nëse do të kalojë pragun zgjedhor. Aktualisht sipas AKR-së, koalicioni e ka kaluar pragun, por që këto vota pritet të jenë vendimtare./Gazeta Sinjali/