image PZAP e mbanë sekret vendimin për votat nga diaspora

Kosovë

Çudi/ PZAP e mbanë sekret vendimin për votat nga diaspora

news image

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marr vendim për votat e ardhura nga diaspora të cilat kishin ardhur me vonesë në Kosovë. Përkundër se vendimi është marrë, PZAP nuk ka treguar vendimin.

Pas mbledhjes e cila zgjati rreth 4 orë, PZAP-ja nuk ka treguar se cili ka qenë vendimi, për shkak se sipas tyre fillimisht duhet të njoftohet subjekti politik që ka bërë ankesë.

Fejzullah Rexhepi, anëtar i PZAP-it, ka thënë se në lidhje me vendimin së pari do të njoftohen palët ankuese, këtë rast siç është Lëvizja Vetëvendosje, e më pas do të njoftohet opinioni.

Gjatë së premtes Gjykata Supreme e Kosovës ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje, për numërimin e votave të mërgatës./Gazeta Sinjali/