image PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës Serbe

Politikë

PZAP hedh poshtë ankesën e VV-së për certifikimin e Listës Serbe

news image

Paneli Zgjedhori për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) ka hedhur poshtë ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për certifikimin e Listës Serbe, duke e vlerësuar atë si të palejueshme.

Në vendimin e PZAP-it, thuhet se “HUDHET poshtë e palejuar ankesa Nr. 16/2025 e datës 08.01.2025, e paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku kërkohej anulimi i Vendimit të KQZ-së Nr. 01/2328-2024, të datës 31.12.2024, dhe urdhërohej KQZ-ja të nxirrte vendim tjetër.

Lista Serbe fillimisht nuk ishte certifikuar në mbledhjen e KQZ-së, por pas një ankese të saj, PZAP-i vendosi të japë të drejtë kësaj partie.

VV, e cila ka kundërshtuar vazhdimisht këtë vendim, ka paraqitur një ankesë të dytë në PZAP më 2 janar, duke e konsideruar certifikimin e Listës Serbe si të paligjshëm dhe duke kërkuar anulimin e tij për pjesëmarrje në zgjedhje.

/GazetaSinjali/