image Pyet axha i viktimës: Si është e mundur që “Kobra” në rreth 20 raste del triumfator kundër shtetit?

Siguri

Pyet axha i viktimës: Si është e mundur që “Kobra” në rreth 20 raste del triumfator kundër shtetit?

news image

Besim Cengu ka folur për rastin e vrasjes së nipit të tij, Visart Cengut, i cili është varrosur dje.

“Si është e mundur që ky person zihet me armë dhe lirohet. Në rreth 20 raste ai del triumfator si individ kundër shtetit”.

Ai tutje ka shpjeguar se për ku ishte nisur nipi së bashku me dy shoktë e tij.

“Ata tre djem kanë shku në Prizren për të ngrënë darkë për qejf. Djemtë tanë nuk kanë hëngër darkë aty, janë ndalë aty, vetëm për ndonjë kafe ose birrë”, ka thënë ai në Pressing.

“Pas një mos marrëveshje në lokal, ata janë qëllu duke ikur nga pronari që e menaxhon atë lokal”.

Ai ka thënë se ata nuk janë ndalu prej frikës, madje ka thënë se “bile nuk ka ditë as që e kanë njeriun e vrarë”.

“Ai ka ardhur i vdekur këtu. Shokët e vet kur kanë dalë këndej e kanë kuptu”, thotë tutje ai.

Cengu thotë se djemtë kuksianë “nuk kanë pas asnjë lloj faji.

“Edhe në kontrollin që i ishte bërë makinës nuk është gjetur asnjë fishek, pra nuk ka pas as edhe një fishekë”.

/GazetaSinjali/