image Putini i zemëruar i bën thirrje ushtrisë ukrainase t’i rrëzojë liderët: Më lehtë merremi vesh

Botë

Putini i zemëruar i bën thirrje ushtrisë ukrainase t’i rrëzojë liderët: Më lehtë merremi vesh

news image

Vladimir Putin, iu drejtua Këshillit të Sigurimit Rus ku e përmendi ushtrinë e Ukrainës, shkruan Sinjali.

Siç raporton BBC, Putin u tha ushtarëve ukrainas “ta marrin pushtetin në duart e veta”.

Putin tha: “Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën, duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima në popullatën paqësore.

“Dihet me siguri që e gjithë kjo po ndodh me rekomandime të konsulentëve të huaj, mbi të gjitha këshilltarëve amerikanë.

Më pas ai u drejtohet forcave ukrainase.

“Po ju drejtohem edhe një herë ushtarakëve të forcave të armatosura ukrainase: mos lejoni neo-nazistët dhe banderitët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore.

“Merrni pushtetin në duart tuaja. Duket se ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje sesa me atë bandë të narkomanëve dhe neo-nazistëve në Kiev.”

/GazetaSinjali/