image Putin thotë se nuk ka më sulme masive në Ukrainë – tani për tani

Evropë

Putin thotë se nuk ka më sulme masive në Ukrainë – tani për tani

news image

Presidenti rus, Vladimir Putin, disa ditë pas bombardimeve më të rënda në Ukrainë që nga fillimi i luftës, ka thënë se më nuk ka nevojë për sulme masive.

Ai tha se shumica e objektivave të përcaktuara për sulme janë goditur, duke shtuar se qëllimi i tij nuk ishte të shkatërronte Ukrainën.

“Nuk ka nevojë për sulme masive. Tani kemi detyra të tjera”, tha ai, shkruan BBC.

Putin tha se qëllimi i Moskës për të mobilizuar 300,000 burra do të përmbushet brenda dy javësh.

Këto deklarata të Putin vijnë pasi forcat ruse duken të bllokuara dhe Ukraina po përparon, pothuajse tetë muaj nga pushtimi.

Duke folur me gazetarët pas një samiti me krerët rajonalë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, udhëheqësi rus tha se sulmet e fundit kishin shkatërruar 22 nga 29 objektivat në Ukrainë që ishin përcaktuar nga ushtria.

Nga e hëna e tutje, Rusia nisi një valë sulmesh në krejt qytetet e Ukrainës, në atë që Putin tha se ishte hakmarrje për shpërthimin në urën kyçe midis Rusisë dhe Krimesë së aneksuar.

/GazetaSinjali/