image Putin nxjerr në sulm "Bishën e tij/ Ish-kampioni i boksit i gatshëm të luftojë kundër Ukrainës
[wp-story id="814678"]

Sporte Luftarake

Putin nxjerr në sulm “Bishën e tij/ Ish-kampioni i boksit i gatshëm të luftojë kundër Ukrainës

news image

Boksieri gjigand Nikolai Valuev është i gatshëm të luftojë për Rusinë kundër Ukrainës.

Ushtria është detyruar të thërrasë ish-boksierin 49-vjeçar kampion bote, i cili është më i gjati që ka marrë pjesë ndonjëherë në historinë e boksit,  plot 213 cm.

Pasi hoqi dorë nga sporti në vitin 2009, ai iu fut politikës, duke iu bashkuar parlamentit si anëtar i partisë së Vladimir Putin.

Në një intervistë për mediat shtetërore ruse, ish-ylli i boksit tha se ishte pranuar thirrja e tij për të marrë pjesë në luftë.

Atij iu desh të shkonte dhe të regjistrohej për ushtar në zyrën e regjistrimit. “Sigurisht që do të shkoj të luftoj për vendin tim, madje që tani do shkoj në zyrën e regjistrimit,” tha ai.

/GazetaSinjali/