image Putin “nderon” Edward Snowden, i jep nënshtetësinë ruse

Botë

Putin “nderon” Edward Snowden, i jep nënshtetësinë ruse

news image

Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, i cili zbuloi sekretet e operacioneve të mëdha të vëzhgimit të inteligjencës amerikane ka marrë shtetësinë ruse nga presidenti Putin.

Snowden, 39-vjeçar, ishte ikur nga Shtetet e Bashkuara dhe ka fituar azil në Rusi.

Më 2013, ai pati folur publikisht për operacionet e brendshme dhe ato ndërkombëtare të agjencisë amerikane, njëherësh vendin e tij të punës.

Autoritetet amerikane kanë kërkuar me vite kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku përballet me akuzat për spiunim.

/GazetaSinjali/