E gjithë vëmendja tanimë është te situata mes Ukrainës dhe Rusisë, që si duket është si bombë që mund të shpërthejë në çdo minutë.
Mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë thanë se Rusia ka trupa të mjaftueshëm për ta pushtuar Ukrainën dhe u bënë thirrje qytetarëve amerikanë të largohet nga Ukraina.
Ndërkohë, gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel” ka zbuluar edhe ditën se kur pritet të nisë lufta.
“Vladimir Putin ka vendosur ta pushtojë Ukrainën ditën e mërkurë”, kështu shkruan gazeta e njohur gjermane “Der Spiegel”.
Përveç ShBA-së, edhe shtetet e tjera si Britania e Madhe, Norvegjia, Maqedonia e Veriut iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre në Ukrainë që të largohen prej aty.
Dje, Biden u takua me kryeministrin kanadez, britanik dhe liderë tjerë në lidhje me këtë çështje. Pas takimit, zyrtarët amerikanë thanë se pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë mund të ndodhë javën që vjen.
“Zyrtarët amerikanë parashikojnë një fushatë të tmerrshme, të përgjakshme që fillon me dy ditë bombardime ajrore dhe luftë elektronike, e ndjekur nga një pushtim, me qëllimin e mundshëm të ndryshimit të regjimit”, shkroi ai në Twitter.