image Putin e Macron flasin përsëri në telefon, biseda zgjat afër dy orë

Botë

Putin e Macron flasin përsëri në telefon, biseda zgjat afër dy orë

news image

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur në telefon me homologun e tij francez Emmanuel Macron.

Telefonata ka zgjatur një orë e 45 minuta, shkruan skynews.

Herën e fundit që dyshja folën, në fillim të kësaj jave, biseda ishte e zymtë, me francezët që thanë se nuk kishte asgjë inkurajuese në bisedën e tyre.

Kjo vjen pasi Putin pati një bisedë me Erdoganin e Turqisë sot, në të cilën lideri turk i kërkoi atij të shpallte një armëpushim në Ukrainë.

/GazetaSinjali/