Presidenti rus tha se bisedimet me Ukrainën kishin dështuar sepse pala ukrainase kishte bërë “pretendime të rreme” për krimet e luftës dhe kërkesa shtesë për garanci sigurie.
“Ne jemi kthyer sërish në një situatë qorre”, tha ai.
Ai shtoi se Rusia do të vazhdojë operacionin e saj për të mbrojtur rusishtfolësit e Ukrainës lindore, shkruan BBC.
Megjithatë, këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak i tha Reuters se megjithëse negociatat ishin të vështira, ato po vazhdonin.
Vërejtjet e Putinit janë të parat e tij në publik që kur trupat ruse u tërhoqën nga zonat veriore të Ukrainës rreth kryeqytetit Kiev.