image Putin akuzon Perëndimin se është i gatshëm të provokojë “gjakderdhje”

Botë

Putin akuzon Perëndimin se është i gatshëm të provokojë “gjakderdhje”

news image

Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se është i gatshëm të provokojë “revolucione me ngjyra” dhe “gjakderdhje” në çdo vend.

Presidenti rus, i cili nuk përmendi një vend specifik ose nuk dha ndonjë provë, po fliste përmes një video-lidhjeje me krerët e shërbimeve inteligjente të ish-Bashkësisë Sovjetike të Shteteve të Pavarura.

Kujtojmë se, të premten pritet që Putin të nënshkruajë një dekret që shpall aneksimin e katër rajoneve të Ukrainës nga Rusia, pas së cilës ai do të mbajë një fjalim të madh mbi këtë temë.

/GazetaSinjali/