image Pushtuan konviktin grek, fotoja dhe emrat e anëtarëve të bandës së “Eskos” shqiptar

Rajon

Pushtuan konviktin grek, fotoja dhe emrat e anëtarëve të bandës së “Eskos” shqiptar

news image

Këta janë 14 anëtarët e bandës së shqiptarit Esmin Ferhatit ose siç njihej ndryshe Esko, që kanë kryer një sërë krimesh në Athinë, grabitje, rrëmbime dhe trafikimi të lëndëve narkotike.

Konkretisht, banda e parë përbëhej nga 9 anëtarë dhe ishte përfshirë në 80 raste të trafikut të drogës. Banda e dytë listonte 24 anëtarë dhe kishte kryer 27 grabitje ndërsa banda e tretë kishte 18 anëtarë. Policia ende kërkon pesë persona të paidentifikuar.

Emrat e disa prej tyre janë:

-Rushit Ramazani, 27-vjeç

-Marko Qafa, 25-vjeç

-Sigi Rustemaj, 28-vjeç

-Ermir Meta, 31-vjeç

-Veli Qose, 25-vjeç

-Vasil Suloti, 33-vjeç

-Ermin Ferhati, 27-vjeç

-Vasil Vasili 30-vjeç

-Greant Kalanderi, 33 vjeç

-Jurxhino Dura, 28 vjeç

Mes tyre ishin edhe 4 shtetas grekë.

Banda u zbuluan pas një operacioni të policisë më 27 shtator ku një oficere greke u sulmua me thikë nga koka e grupit, shqiptari me pseudonimin Ekos.

Kryegangsteri Esko, siç e cilësojnë mediet greke, qarkullonte gjithmonë i shoqëruar nga eskorta e tij, një grup personash shqiptarë dhe grekë që e ruanin Eskon si sytë e ballit, pasi ky i fundit i frikësohej arrestimit.

Bandat e Eskos nuk kanë ngurruar asnjë sekondë të rrahin dhe të kërcënojnë me armë punëtorët në supermarket dhe kioska për t’u zhvatur disa qindra euro, ndërsa Esko nuk ka marrë pjesë në këto “operacione”, ai vetëm ka drejtuar anëtarët, duke pasur rolin e kryegangsterit që të gjithë i frikësoheshin dhe i bindeshin pa asnjë kundërshtim.

/GazetaSinjali/